07:55 / E Diele, 29 Korrik 2018 / indeksADMonline

Mbahet meshë për shpirtin e Adem Demaçit

Në Katedralen “Nëna Terezë” në Prishtinë sot do të mbahet mesha për shpirtin veprimtarit e Adem Demaçi.

Mesha fillon nga ora 11:00 dhe do të udhëhiqet nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.

Ndryshe, atdhetari Adem Demaçi u nda nga jeta të enjten në moshën 82 vjeçare dhe dje iu dha lamtumira e fundit.

Trupi i Bacës Adem është varrosur në Varrezat e Dëshmorëve në Velani të Prishtinës.