18:36 / E Shtunë, 20 Janar 2018 / indeksADMonline

Mbi 300 nxënës të shkollave të mesme mbesin të bllokuar në Brezovicë

Mbi 10 autobusë me gati 350 nxënës gjenden të bllokuar në Qendrën Turistike në Brezovicë.

Këta autobus janë me nxënës të shkollave të mesme të Prishtinës dhe Gjakovës.

Njëri nga nxënësit, Shkamb Duraku ka treguar për Indeksonline se ai bashkë me 350 nxënës gjenden të bllokuar në Brezovicë që 1 orë e më shumë.

“Jemi të bllokuar dikund mbi 10 autobusë, me afërsisht 350 nxënës të shkollave nga Prishtina dhe Gjakova. Reshjet e borës kanë shkaku rreshqizmë dhe autobusët nuk kanë mundur që të lëshohen rrugëve të Brezovicës. Jemi te mbllokuar që 1 orë e më shumë” ka thënë Duraku.

Ai ka thënë se kanë lajmëruar shumë herë ndihmën, por që janë ende në pritje.

Duraku, sikurse edhe shumë nxënës të tjerë janë të shqetësuar.

“Po na i kemi lajmëruar shumë herë ndihmën. Jemi ende duke pritë” ka thënë ai.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi e ka konfirmuar këtë rast për Indeksonline.

“Po kemi informata se në Brezovicë disa autobusë me nxënës janë ngujuar. Njësitet policore janë aty për sigurinë, por janë kompanitë që merren me pastrimin e rrugëve që duhet të kujdesen”, ka thënë Gashi.

Indeksonline do të ju mbajë të informuar për këtë rast….