00:01 / E Shtunë, 07 Prill 2018 / indeksADMonline

Mbrëmë luajtën në Europa League, sot presidenti i pezullon tërë futbollistët

Humbja nga Atletico Madrid ka sjellur pasoja të mëdha për skuadrën e Sporting Lisbon. I pakënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij, presidenti Bruno De Carvalho i ka kritikuar publikisht futbollistët e tij me një status në Facebook.

Të pakënaqur me kritikat, futbollistët postuan në rrjete sociale pakënaqësi me statusin e presidentit të tyre. I pari që ka reaguar ka qenë veterani i skuadrës, Rui Patricio.

Ai ka thënë se në këto momente duhej të kishin përkrahjen e presidentit dhe jo kritikat e tij. Bruno de Carvalho u përgjigj shpejt duke marrë një vendim të ri.

“19 futbollistët që kanë udhëtuar me skuadrën janë të pezulluar menjëherë dhe do të përballen me disiplinën. Këta fëmijë të prishur mendojnë se janë të zot, por durimi im ka mbaruar me ta” ka thënë presidenti i Sporting./Indeksonline/