21:52 / E Diele, 25 Mars 2018 / indeksADMonline

Mbrojtësi i Interit i shpëton jetën shokut të skuadrës (Video)

Ndeshja miqësore mes Tajlandës dhe Sllovakisë, e zhvilluar paraditen e sotme, për pak sa nuk rezultoi tragjike.

Ish-mbrojtësi i Liverpulit, Martin Skrtel mori një goditje të fuqishme me top në kokë, duke humbur ndjenjat.

Ishte mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar, ai që iu gjend pranë shokut të skuadrës duke i dhënë ndihmën e parë.

Më pas situata u mor në kontroll nga mjekët të cilët e rikthyen në gjendje optimale 33- vjeçarin, i cili aktualisht është pjesë e Fenerbahçes në kampionatin turk.