13:53 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018 / indeksADMonline

Pas Barçës dhe Man Cityt, edhe gjiganti tjetër vihet pas Skriniar

Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar, raportohet se është objektiv i Bayern Munich në janar.

Sipas Tuttosport, bordi i Bayernit beson se një përforcim është më se i nevojshëm pas katër ndeshjeve radhazi pa fitore.

Kjo ecuri e dobët e bavarezëve e ka lënë skuadrën e Niko Kovac në vendin e gjashtë në renditjen tabelare, transmeton IndeksOnline.

Dhe, Bayerni e sheh zgjidhjen tek Interi – te mbrojtësi, Skriniar, i cili e ka ndihmuar Interin së fundmi t’i arrijë gjashtë fitore radhazi.

Skriniar ka qenë i lidhur edhe me Barcelonën dhe Man Cityn , Interi kërkon 80 milionë euro nga klubet e interesuara për sllovakun.

Bisedimet në lidhje me kontratën e re të Skriniar priten të fillojnë, derisa Skriniar kërkon mbi 3.5 milionë euro pagë sezonale në Inter./IndeksOnline/