15:15 / E Martë, 10 Prill 2018 / indeksADMonline

Mburreni me driftin që bëni? Ky i Bugattit kushton 150,000 $

1200 kuajfuqi dhe një shpejtësi rekord prej 408,84 kilometra në orë, kjo është vetëm një hyrje kur bëhet fjalë për një Veyron.

Përderisa shumë të tillë mbahen në koleksione, ne kemi mundësinë të shohim një të tillë duke marrë ndoshta përdorimin e duhur që meriton.

Djemtë e ‘Daily Driven Exotics’ u bashkuan me një pronar të Bugatti Veyron, për të krijuar atë që ata e quajnë “drifti më i shtrenjtë në botë” . Bugatti në fjalë është një edicion i vecantë me vlerë 2,3 milionë $ dhe me cdo gomë që kushton rreth 10,000 dollarë.

Dhe të gjitha të përfshira në ekuacion, ‘Daily Driven Exotis’ vlerëson se kjo përvojë me këtë drift kushton rreth 150,000 dollarë. /IndeksOnline/