Mbyllet grupi i “lodhtë” i Championsit
Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e grupit D të Ligës së Kampionëve.
Në xhiron e fundit, Porto kanë mposhtur Galatasarayn në Stamboll me rezultat 2-3.
Në ndeshjen tjetër, Schalke ka mposhtur Lokomotiven e Moskës me rezultat minimal 1-0.
Porto është në vendin e parë me 16 pikë, Schalke e dyta me 11 pikë, Galatasaray e treta me 4 pikë dhe Lekomotiva e Moskës e fundit me 3 pikë. /IndeksOnline/