14:21 / E Diele, 27 Shtator 2020 / indeksADMonline

Mbyllet pjesa e parë – Gjilani e Ballkani po luajnë me ritëm të lartë

Tashmë ka përfunduar pjesa e parë e takimi ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit, duel ky në kuadër të xhiros së tretë në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadrat u munduan shumë që të shënojnë në këtë 45′ minutësh të parë por pa sukses, kështu rezultati final u vendos në 0:0, shkruan IndeksOnline

Ballkani i kishte rastet e veta përmes Meriton Korenicës e Blendi Baftiut, por që nuk u konkretizuan me gol.

Të shohim se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.