11:09 / E Premte, 05 Janar 2018 / indeksADMonline

Mbyllja e aeroportit në New York, detyron avionin më të madh në botë të ulet në gjysmë pistë

Një aeroplan i pasagjerëve si ndër më të mëdhenjtë në botë, Airbus A380, u detyrua të zbriste në një aeroport të vogël në Nju Jork, pasi stuhia “bombë cyklon” detyroi mbylljen e pistave në aeroportin John F. Kennedy International.

Flight 26, që fluturoi nga Frankfurti, i Gjermanisë në Nju Jork, zbriti në Aeroportin Stewart në New Windsor – 80 milje në veri të destinacionit të saj, sipas CNBC.

Manoel Gerlach, një nga 325 pasagjerë në fluturim, tha për CNBC se udhëtarët ishin në gjendje të largoheshin nga aeroporti në orën 5 të mëngjesit duke përdorur shkallët në natyrë të hapur.

Për shkak se avioni ishte shumë i madh, udhëtarët u detyruan në temperatura ekstreme të ecin në këmbë deri brenda terminalit. /Indeksonline/

Temat: