17:52 / E Premte, 15 Qershor 2018 / indeksADMonline

Mbyllni veshët, rikthehen vuvuzelat (Foto)

Kampionati Botëror “Rusi 2018”, ishte duke shkuar mjaftë mirë në dy ndeshjet e para, por në të tretën ka ndodhur një gjë që nuk po pritet mirë nga tifozët.

Adhuruesve të futbollit po i shqetëson tej mase prania e vuvuzelave në ndeshjen Maroko – Irani, shkruan IndeksOnline.

Madje në rrjetet sociale shumë tifozë kanë shpreh pakënaqësinë ndaj këtyre instrumenteve të cilat janë përdorur në Kupën e Botës “Afrikë 2010”.

Takimi mes Marokos dhe Iranit është ende 0 me 0, kurse dy ndeshjet e para janë mbyllur me këto rezultate: Rusi 5-0 Arabi dhe Uruguai 1-0 Egjipti./IndeksOnline/