15:52 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

McGregor pëson lëndim të frikshëm para përballjes me Khabib

Conor McGregor ka zbuluar se ka pësuar lëndim së fundmi para rikthimit në oktagon për t’u përballur me Khabib Nurmagomedov në UFC 229.

Përballja e ”The Notorious” në MMA ishte para dy vitesh kundër Eddie Alvarez.

Përgatitjet e irlandezit për rikthimin e tij në Las Vegas të shtunën janë ndalur, pas një lëndimi të frikshëm, transmeton IndeksOnline.

”Isha duke u stërvitur në palestër dhe papritmas lëndova rëndë grushtin tim”, u shpreh McGregor.

Por, McGregor është ende i bindur për shanset e tij ndaj Khabib, duke insistuar se mund ta përfundojë duelin më herët.

”Unë besoj në KO, në një KO shkatërrues”, tha irlandezi në MMA Show./IndeksOnline/