21:42 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

McGregor i rikthehet UFC-së, këta janë kundërshtarët e mundshëm (Foto)

Conor McGregor pritet që gjatë vitit të ri (2018), të rikthehet në Artet e Përziera Merciale UFC, transmeton IndeksOnline.

Pas luftës në sportin e boksit kundër Floyd Mayweather, luftëtari irlandez do të rikthehet në sportin e zemrës.

Ai nuk ka konkurruar në UFC që nga nëntori i vitit të kaluar (2016), kur mposhti Eddie Alvarez.

Por, ai pritet t’i rikthehet UFC-së gjatë vitit 2018, ku si kundërshtar mund t’i ketë këta luftëtar: Tony Ferguson, Nate Diaz dhe Georges St-Pierre./IndeksOnline/