22:20 / E Mërkurë, 28 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Më në fund, Barça thyen heshtjen ndaj PSV-s – realizon Messi

Pas pjesës së parë të heshtur, Barcelona e ka thyer tabunë në pjesën e dytë ndaj PSV Eindhoven.

Pas një asistimi nga Ousmane Dembele, Lionel Messi ia ka dhuruar epërsinë Barcelonës në minutën e 61-të.

Përndryshe, Barcelona është tashmë e kualifikuar në rrethin tjetër të Champions League.

Përndryshe, sulmuesi argjentinas ka shënuar plot gjashtë gola këtë sezon në Champions League – më shumë se çdo kush tjetër.