18:03 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Me shqiponjën dykrenare, Lorik Cana i gëzohet lajmit për ushtrinë e Kosovës

Futbollisti kosovar, Lorik Cana shpesh ka treguar që është një patriot dhe atdhedashës, madje këtë nuk e fshehu as sot përmes një instastory.

Ish-kapiteni i Kombëtares,  i është gëzuar tej mase lajmit për miratimin e tri projektligjeve që i hapin rrugë krijimit të Ushtrisë së Kosovës. Ai këtë lumturi e ka shprehur përmes një fotografie emocionuese të pjesëtarëve të FSK-së, shkruan Indeksonline.

Ndërsa mbi këtë imazh ka bërë disa figura; flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë, simbolin e forcës, por edhe shqiponjën dykrenare./Indeksonline/