09:43 / E Premte, 04 Maj 2018 / indeksADMonline

“Medalja e Skenderbeut” për babanë e Ilir Konushevcit

Në 20 vjetorin e rënies të Ilir Konushevcit, kryeministri Ramush Haradinaj ka nderuar babanë e dëshmorit me “Medaljen e Skënderbeut”.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka nderuar me “Medaljen e Skenderbeut” Halit Konushevcin, babanë e dëshmorit të kombit Ilir Konushevci.

Në 20 vjetorin e rënies të të birit, Haliti është pritur nga kryeministri i vendit, me gjithë nderimet shtetërore.

Ilir Konushevci qe vrarë bashkë me mjekun Hazir Mala pranë fshatit të vogël Miliskajë, në aksin rrugor Qafë Mali-Bajram Curr.