22:41 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Mediat gjermane shkruajnë për barazimin me Kosovën (Foto)

Kosova U21 ka arritur ta ndal Gjermaninë në ndeshjen kualifikuese për evropian që u zhvillua në Mitrovicë.

Mediat gjermane kanë shkruar për këtë barazim befasues duke i kritikuar mjaftë shumë futbollistët e tyre.

Më poshtë janë titujt e disa gazetave gjermane pas barazimit 0-0.

“Kualifikimet për Evropian: Hap prapa! U-21 zhgënjen në Kosovë” – është titulli i Bild.

“Gjermania U 21 dështon para murit kosovar”, e ka titulluar Kicker lajmin rreth ndeshje së zhvilluar në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari”.

“Turp për U-21: Vetëm 0-0 ndaj jofavoritit Kosovë” – është titulli i Die Welt.

“Ekipi i Gjermania U-21 rrëshqet” – e ka titulluar lajmin Sport1.de.

“Befasi në kualifikimet për Kampionatin Evropian U-21: Gjermania vetëm remi ndaj Kosovës” – shkruan në titullin e versionit gjerman të Goal.com.

“Gjermania U-21 dështon ta bëjë hapin tjetër në Kosovë” – e ka titulluar lajmin Handelsblatt.