12:52 / E Mërkurë, 20 Shtator 2023 / LB

Mediet britanik: Kane ishte i gatshëm të priste edhe një vit për Unitedin

Sulmuesi Harry Kane do të ishte i gatshëm të qëndronte edhe një vit te Tottenham për t’iu bashkuar Manchester Unitedin, raportojnë mediet britanike.

Anglezi që iu bashkua Bayern Munichut këtë verë, duket se ëndërr e kishte fanellën e “Djajve të Kuq”.

Sipas medieve në ishull, nëse Man United do t’i kishte kërkuar që Kane t’i bashkohet si agjent i lirë, atëherë lojtari do të pranonte.

Klubi nga ‘Old Traffordi’ prej kohësh e ka vëzhguar kapitenin e Anglisë, por që asnjëherë nuk ka bërë asnjë ofertë zyrtare.

Meqenëse kontaktet zyrtare nuk ndodhen, atëherë Kane vendosi ta bëjë hapin e madh të karrierës duke iu bashkuar Bayernit.

Në anën tjetër, Man United më pas e bleu Rasmus Hojlund nga Atalanta.