09:06 / E Martë, 11 Shtator 2018 / indeksADMonline

Mediumi serb shkruan për fitoren e Kosovës, përmend edhe Fadil Vokrrin

Me një paraqitje brilliante, Kombëtarja e Kosovës ka arritur t’i mposhtë Ishujt Faroe në Ligën e Kombeve.

Në kuadër të grupit 3, League D, futbollistët kosovar regjistruan fitore, 2-0 përballë Kombëtares ishullore.

E për këtë fitore, natyrisht se mediat serbe kanë shkruar – në këtë rast Novosti, transmeton IndeksOnline.

Mediumi në fjalë e quan ende Kosovën ”Kombëtare të ashtuquajtur” duke mos e pranuar ende pranimin e saj në organizatat më të mëdha ndërkombëtare të futbollit.

Ky është shkrimi i Novostit për ndeshjen, Kosovë – Ishujt Faroe:

”Kombëtarja e ashtuquajtur, Kosova, mposhti Ishujt Faroe, 2-0, në stadiumin, ”Fadil Vokrri” dhe është e para në grupin 3 me katër pikë”.

”Kjo ishte ndeshja e parë ndërkombëtare e zhvilluar në këtë stadium dhe kjo filloi duke brohoritur emrin e legjendarit, Fadil Vokrri”.

”Në nder të tij, lojtarët e Kosovës dolën në fushë me numrin, 9 mbrapa në fanellë, derisa në minutën e 9-të, tifozët shfaqën pankartat me këtë numër, derisa figura e tij u shfaqë në pjesën lindore të stadiumit”.

”Ishujt Faroe kanë tre pikë, Azerbajxhani ka dy pikë dhe Malta ka një pikë”, përfundon shkrimi i Novostit./IndeksOnline/