10:44 / E Shtunë, 19 Maj 2018 / indeksADMonline

Meghan ndjek hapat e Princesësh Diana, nuk e premton këtë gjë në altar (Foto)

Meghan Markle dhe Prince Harry do të dalin para familjeve të tyre dhe miqve për të premtuar se do ta duan njëri tjetrin gjatë gjithë jetës.

Ata do të bëjnë premtimet e tyre, për të jetuar bashkë në të mirë e në të keq, në pasuri dhe varfëri për tërë jetën.

Por ka një premtim tradicional që Meghan nuk do t’ia bëjë bashkëshortit të saj, e që është premtimi se do t’i bindet.

Por Meghan nuk është mbretëresha e parë që e ka lënë këtë premtim pa e bërë. Një premtim të tillë nuk e kishte bërë as Princesha Diana, e që i bije të jetë vjehrra e saj që u martua me Princin Charles në vitin 1981.

Ndryshe prej tyre, Kate Middleton edhe pse nuse moderne kishte bërë një premtim të tillë./Indeksonline/

Image result for meghan markle princess diana