08:50 / E Diele, 03 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Melbourne bën rikthim senzacional, Berisha realizator (Video)

Besart Berisha iu është rikthyer formës dhe ka shënuar gol në fitoren e Melbourne Victory.

Skuadra nga Australia mposhti 3 me 2 ekipin e Wellington Phoenxi, edhe pse kjo e fundit në pjesën e parë ishte duke fituar me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Me golin e yllit kosovar Besart Berisha, klubi i Melbourne mori hapat e rikthimit, duke shënuar edhe dy herë tjera me anë të Paracki (autogol) dhe Troisi.

Për Berishën ky ishte goli i katër në nëntë xhirot e para të sezonit të ri./IndeksOnline/