16:55 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

Memli i bindur: Nëse bëhemi bashkë në Bruksel, ky do të jetë rezultati!

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi u ka bërë thirrje edhe njëherë gjitha partive politike parlamentare që t’i bashkohen dialogut me Serbinë.

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit, ai tha se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka prezantuar një dokument kornizë ku janë prezantuar parimet dhe se i njëjti dokument do ta lehtësoj dhe zbardh gjithë të vërtetën.

“Saher që kemi negociuar me Serbinë ne nuk kemi humbur. Në Rambuje fituam lirinë tonë, në Vjen e fituam Pavarësinë. Në Bruksel duhet të marrim legjitimitetin e plotë të shtetësisë sonë. E rëndësishme është që mos t’i ikim përgjegjësisë asnjëri. Ju ftojë që me gjithë dallimet që kemi ta bëjmë një debat përfaqësor dhe ta bëjmë një konsensus. PDK do ta jap kontributin e saj maksimal”, ka thënë ai. /Indeksonline/