20:33 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Menaxheri Altin Lala tregon se a do të largohet Rashica në janar nga Werder Bremeni

Spekulimet për të ardhmen e Milot Rashicës te Werder Bremeni nuk kanë të ndalur.

Pas formës së mrekullueshme që ka shfaqur futbollisti kosovar në vitin 2019 në Bundesligë, shumë klube kanë shprehur interesim për të.

Megjithatë më në fund vjen diçka zyrtare nga menaxheri Altin Lala.

Ai ka konfirmuar që Rashica nuk do të largohet nga ekipi gjerman në afatin kalimtar të janarit.

“Afati dimëror nuk ka qenë dhe nuk është opsion për tu larguar” ka deklaruar Lala.

Rashica ka luajtur 12 ndeshje me Werderin në këtë edicion duke shënuar 8 gola dhe 3 asistime.

Kontrata e tij me ekipin gjerman është valide deri në vitin 2022.

/Indeksonline/