17:46 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Mënyra se si të “vrasësh” një fëmijë në Kosovë (Foto)

Kushtet e vështira të jetesës, si rrjedhojë e varfërisë së tejskajshme po bën që fëmijët në Kosovë të gjejnë forma të ndryshme të punëve.

Në një foto të publikuar nga gazetarja, Haxhere Zeunini, shihet një i ri teksa bartë një thes të tej mbushur me kanaqe dhe hekurishte tjera.

“Ka plot menyra se si te ‘vrasesh’ një njeri!”, ka shkruar Zenuni në “Facebook”, duke shpjeguar se fotografija është bërë në rrugën “B” në Prishtinë.

Përpos këtij rasti, në vendin tonë shohim edhe fëmijë të tjerë të cilët punojnë punë krahu dhe janë jashtë bankave shkollore.

Kësisoj, familjet të cilat nga mungesa e të ardhurave lejojnë fëmijët e tyre që të punojnë, ndonëse janë në moshë të vogël.