17:36 / E Martë, 20 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Mercedes-AMG GT4 spiunohet gjatë testimit

Pas një testimi në tunelin e erës javën e kaluar, Mercedes-AMG GT4 tani është kapur nga fotografët spiunë.

Mbulesa verdhë e gjelbër i jep një vështrim mjaft ekzotik, duke na lejuar më shumë të shohim nga linjat e makinës.

Ajo që tërheq vëmendjen në këtë rast është prania e zinxhirëve të borës në pjesën e pasme, duke hamendësuar se ky model mund të tërheq me rrotat e pasme.

Sidoqoftë, Mercedes-AMG GT4 pritet të përdorë motor 4,0 litërsh V8 twin-turbo me rreth 600 kuajfuqi. Poashtu një version hibrid që gjeneron më shumë se 800 kuajfuqi mund t’i bashkohet gamës. /IndeksOnline/