20:53 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Mercedes-Benz fillon të prodhoj karrocë fëmijësh

Me karrocë fëmijësh Avantgarde, Mercedes dëshiron t’i ndihmoj prindërve të rinj të shëtisin fëmijët e tyre me stil.

Me detyrën e prodhimit të karrocës së re u mor kompania gjermane Hartan, ndërsa një ekspert për mobilitetin e fëmijëve u konsultua gjithashtu për projektin.

Sipas Mercedes, kjo karrocë plotëson kërkesat më të larta në aspektin e përzgjedhjes së materialeve dhe cilësisë së prodhimit, madje mban edhe vulën e aprovimit të Shoqatës Gjermane për Inspektimin Teknik (TUV).

‘Avantgarde’ peshon vetëm 8.9 kg, ndërsa dizajnin e gomave e ka AMG, të njejtat që gjinden edhe në modelin e makinave C-Class.

Karakteristika të tjera praktike përfshijnë frenat e parkimit, manovrat teleskopike, një vend të magazinimit, mbështetëse të lartësisë me reflektorë të sigurisë, rripin e kontrollit të veshur me tapiceri dhe një mbulesë dielli. /IndeksOnline/