13:15 / E Enjte, 08 Nëntor 2018

Mercedes do të fillojë prodhimin e modelit EQC në gjysmën e 2019-ës

Verën e ardhshme Daimler do të fillojë prodhimin e baterive 80 kWh për modelin EQC.

Vetë modeli EQC do të fillojë të prodhohet në gjysmën e 2019-ës, pasi bateritë më parë duhet të transportohen në degen Bremen në Gjermani.

SUV-i i parë elektrik  i Daimler ka qenë në fazën e para-prodhimit që nga vera e këtij viti.

Daimler po investon 10 miliardë euro për të prodhuar më shumë se 130 modele të elektrifikuara deri në fundin e vitit 2022, 10 prej të cilave tërësisht elektrike.

Temat: