22:39 / E Premte, 06 Prill 2018 / indeksADMonline

Mercedes i ri dëshiron t’ia rrëmbej blerësit BMW-së

Një prototip i ri i Mercedes-AMG GLE 63 është hedhur në provë në veri të Suedisë. Ashtu si me prototipet e mëparshme, ky shembull ka një përzgjedhje modifikimesh në stil që do të zbukurojnë modelin e përfundimtar kur të dal.

Pika më e dukshme e ndryshimit midis GLE 63 aktual dhe modelit të ardhshëm do të jetë përfshirja e grilës së Panamericana.

Fuqia e GLE 63 vjen nga një motor 4.0 litërsh që gjeneron 563 kuajfuqi. Poashtu është në dispozicion edhe modeli më i fuqishëm GLE 63 S me 603 kuajfuqi.

Kur të lansohet, GLE 63 do të veprojë si një alternativë ndaj modeleve si X5 M, Porsche Cayenne Turbo dhe Range Rover Velar SVR. /IndeksOnline/