23:37 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

Mercedes prezanton “vrasësin” e BMW 3 dhe Porsche Panameras

Mercedes ka zbuluar në Paris Motor Show super modelin e ri AMG GT S 4-door.

Ky model kombinon dinamikën mbresëlënëse të makinës sportive AMG GT, duke ofruar hapësirë deri në pesë vet.

AMG GT S 4-door është modeli i tretë që është zhvilluar direkt nga Mercedes-AMG. Ka motorë 4.0 litërsh V8 bi-turbo në dy faza të prodhimit me 585 kuajfuqi dhe 630 kuajfuqi.

Versioni më i fuqishëm kap shpejtësinë 0-100 km/orë për 3.2 sekonda, ndërsa shpejtësinë maksimale e ka të kufizuar në 315 km/orë. /IndeksOnline/