11:11 / E Mërkurë, 25 Korrik 2018 / indeksADMonline

Mërgimtari sulmon fizikisht Policët e Kosovës në trafik

Një mërgimtar nga Suedia është ndaluar nga Policia e Kosovës për mos respektim të shenjave të komunikacionit.

Derisa njësia ishte duke u marrë me rastin, pasagjeri mashkull shqiptar me shtetësi suedeze fillimisht i kishte penguar zyrtarët policorë pastaj edhe i kishte sulmuar fizikisht, transmeton Indeksonline.

Dy zyrtarë policorë kanë pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit ishin nën ndikim të alkoolit.

Me urdhër të prokurorit pas këndelljes të dyshuarit janë intervistuar dhe janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/