15:13 / E Mërkurë, 24 Janar 2018 / indeksADMonline

Merkel deri sa fliste drejtpërdrejti, shqiptarët dhe refugjatët e thërrasin nënë! (Video)

Kancelaria Angela Merkel e cila është duke folur drejtpërsëdrejti nga Davosi  në Zvicër në Forumin Ekonomik Botëror, ka folur për një sërë çështjesh të ekonomisë evropiane dhe valës së refugjatëve që ka pasur Gjermania, duke treguar shembullin më të mirë të solidaritetit, transmeton Indeksonline.

Merkel tha se shteti i saj, Gjermania iu është përgjigjur më së mirë kësaj krize duke strehuar me mijëra refugjatë nga vendet të përfshira në luftë.

Ky fjalim i saj që është  shfaqur direkt në facebook nga Deutche Welle, ka marrë përkrahje dhe përshëndetje nga shumë refugjat azilant si dhe nga vetë azilantët kosovarë, të cilët duke i komentuar kancelares gjermane e kanë quajtur nënë!. /Indeksonline/

Temat: