Merkel- Thaçit: Duhet ta luftoni korrupsionin dhe krimin e organizuar (Video)
Kancelaria gjermane Angela Merkel e cila ishte në një konferencë të drejtpërdrejtë me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ka ripërsëritur se Gjermania është aleate e Kosovës dhe se e mbështet rrugën e saj integruese drejtë Bashkimit Evropian, raporton Indeksonline.
Me këtë rast Merkel ka theksuar se institucionet e Qeverisë së Kosovës duhet të përqendrohen në kriterin e fundit para liberalizimit të vizave e që është luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Gjermania mbetet aleat i fuqishëm i Kosovës duke mbështetur rrugën e saj integruese për në Bashkimin Evropian. Por para kësaj duhet që Kosova ta luftoj korrupsionin dhe krimin e organizuar”, ka thënë Merkel./Indeksonline/