17:52 / E Martë, 22 Maj 2018 / indeksADMonline

Merret vendimi për yllin amerikano-latin (Foto)

Legjenda e Perusë, Paolo Guerrero përfundimisht nuk do të mund të marrë pjesë në Kupën e Botës në Rusi që do të zhvillohet gjatë verës.

Ai së bashku me presidentin e Federatës Peruane, Edëin Oviedo u takuan me presidentin e FIFA-së, Gianni Infantino në Cyrih dhe patën shpresë se do të amnistohej nga kreu i lartë i futbollit botëror.

Megjithatë, përgjigja e italianit ishte negative dhe Guerrero dë të mungoj përfundimisht në garën më të rëndësishme për Kombëtare, shkruan indeksonline.

“Gianni Infantino shprehu mirëkuptimin e thellë të zhgënjimit të Guerreros se nuk do të jetë pjesë e ekipit peruan që do të luajë në Kupën e Botës 2018”, tha një zëdhënës i FIFA-së.

“Megjithatë, presidenti i FIFA bëri gjithashtu të qartë se sanksioni u imponua nga Gjykata e Arbitrazhit për Sport, pas një ankimi kundër vendimit të një organi gjyqësor të pavarur të FIFA-s,” shtoi ai.

Guerrero ka testuar pozitiv në tetor 2017 në një kontroll anti-doping pas ndeshjes mes Perusë dhe Argjentinës për kualifikuesit për Kupën e Botës.

FIFA e sanksionoi atë me një vit pezullim dhe pastaj u reduktua në gjashtë muaj.

Megjithatë, Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS) i zgjat procedurat nga gjashtë deri 14, që do të thotë se ata mund të kthehen në gjykatë vetëm në janar. /IndeksOnline/

 

 

Temat: