75 Mall Live Search
23:37 / E Enjte, 30 Prill 2026 / Gj Sh

Mesazh paqeje nga FIFA, refuzim i menjëhershëm nga presidenti palestinez ndaj homologut izraelit

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka dërguar mesazh paqeje nga Kongresi i 76-të.

Gjatë fjalimit të tij, Infantino kishte thirrur në skenë Presidentin e Federatës Palestineze të Futbollit, dhe Presidentin Federatës Izraelite të Futbollit, shkruan IndeksOnline.

Ai i kërkoi atyre të shtrëngonin duart për të krijuar paqe mes tyre.

Por Presidenti i Federatës Palestineze, Jibril Rajoub refuzoi me vendosmëri të shtrëngonte duart me homologun izraelit dhe u largua nga skena.

Video mes tyre tashmë është bërë virale në rrjetet sociale./IndeksOnline/