15:20 / E Martë, 13 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Mesazhet banale të Valverdes në drejtim të Piques në ndeshjen, Barça – Betis

Humbja e Barcelonës, 3-4 nga Real Betisi do të mbetet gjatë në memorien e tifozëve katalunas, teksa edhe trajneri, Ernesto Valverde ka mbetur i frustruar me mbrojtësin, Gerard Pique.

Derisa Betisi ishte në avantazh, 4-2 dhe me përjashtimin e Ivan Rakitic me të kuq, ish-trajneri i Bilbaos donte që skuadra e tij të mos pësonte tjetër gol.

Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit qëndronte në një pozicion më sulmues, dhe Valverde dëgjohej nga zona teknike duke i dërguar atij një mesazh, transmeton IndeksOnline.

”Gerard, ku jeni ju? Pi****, sërish?”, dëgjohet duke thënë ai.

”Le të mos e pësojmë edhe një gol tjetër, Gerard!”.

Përndryshe, ndeshjen në fjalë, Barcelona e humbi me rezultat, 3-4 në ”Camp Nou”./IndeksOnline/