12:49 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Mesazhi i Papës: Qeveritë e botës të ndërtojnë ura, jo mure

Ipeshkvia e Kosovës sot ka bërë prezantimin e Mesazhit të Paqes 2018 të Papa Françeskut me temën “Migrantët dhe refugjatët: burra dhe gra në kërkim të paqes”, në Rezidencën e Ipeshkvisë së Kosovës.

Drejtori gjeneral i Karitasit, Don Viktor Sopi, ka bërë prezantimin e mesazhit.

Duke filluar nga ky mesazh, papa francesku shërbimine tij e vecuar për të drejtat e njeriut në vecanit për refugjatët, kryesisht nga Lindja e Mesme qe janë me miliona emigrantë.

“Në botë janë mbi 250 milionë emigrantë, ndër ta janë 25 milionë refugjatë të persekutuar në vendet e tyre dhe të maltretuar. Numri i lartë i emigrantëve dhe refugjatëve, Papa vuri në dukje rritjen e numrit të refugjatëve në shekullin 20”, thuhet në mesazh.

Ndër të tjera, thuhet se të gjithë popujt janë të një familje njerëzore dhe kanë të drejta të barabarta.

“Migrantët dhe refugjatët nuk sillen me duar të zbrazëta, ata sjellin thesarin e lartë të kulturës së tyre. Papa përqendrohet në katër pika për refugjatët, e ato janë: pranimi i tyre, mbrojtja, promovimi i tyre, mikpritja e tyre”, theksoi Sopi në mesazhin e Papa Franceskut.

Sopi në fund tha se Papa kërkon që qeveritë e botës të ndërtojnë ura, jo mure, ngase etja e emigrantëve për liri gjithsesi se duhet të mbështetet në mënyra të barabarta