14:50 / E Diele, 04 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Mesazhi i Shaqirit para ndeshjes me Crvena Zvezdën në Beograd

Liverpooli u kthehet netëve evropiane në Champions League javën e ardhshme, teksa Xherdan Shaqiri është shprehur i lumtur që luan në kompeticionin më të madh evropian.

”Të Kuqtë” janë liderë të Grupit C, dhe të martën në mbrëmje, do të përballen me Crvena Zvezdën në Beograd.

Shaqiri ishte pjesë e Bayern Munich kur e fituan titullin e Champions Leagues herën e fundit, ndaj Dortmundit, skuadër e cila aso kohe kishte trajner shefin aktual të Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Dhe tani sulmuesi me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit është i përcaktuar që ta shfrytëzojë këtë mundësi të shkëlqejë në Champions League me Liverpoolin, transmeton IndeksOnline.

Image result for shaqiri

”Unë mendoj se jam përshtatur tani dhe jam duke e shfaqur formën time më të mirë”, tha Shaqiri për Daily Mirror.

”Është gjithnjë e rëndësishme kur ju i bashkoheni një klubi të ri dhe luani mirë, por gjithashtu edhe t’i fitosh ndeshjet, dhe natyrisht, ne e kemi bërë këtë”.

”Merr kohë për mua që ta kuptoj se çfarë trajneri dëshiron, por edhe bashkëlojtarët të më kuptojnë. Jam duke luajtur më shumë tani dhe jam i lumtur”.

”Është e mrekullueshme të rikthehem në Champions League. Kjo ishte ajo që unë doja. Është një ndjenjë e jashtëzakonshme për mua të jem në këtë nivel pas asaj që ndodhi te Stoke City”.

Image result for shaqiri

”Unë ëndërroj të fitoj tituj me Liverpoolin. Pse jo?”, u shpreh Shaqiri për faqen zyrtare të klubit./IndeksOnline/