22:04 / E Hënë, 25 Qershor 2018 / indeksADMonline

Mësohen dy çiftet e para në fazën eliminim direkt (Foto)

Janë mësuar dy çiftet për fazën eliminim direkt në Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Kombëtarja e Portugalisë do të takohet me Uruguain më 30 qershor, shkruan IndeksOnline.

Në anën tjetër, Kombëtarja e Spanjës, lidere e grupit B, do të takohet me vendin e dytë të grupit A, Rusinë. Takimi zhvillohet më 1 korrik.

Nesër do të mësohen edhe dy çifte tjera të fazës eliminim direkt në Kampionatin Botëror./IndeksOnline/