Mësohet arsyeja e anulimit të fluturimit për Munich
Një fluturim i paraparë të realizohej sot nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” për në Munich është anuluar.
Fluturimi i orës 06:00 të mëngjesit është anuluar për shkak të një problemi teknik që kompania përkatëse pati.
Ndërkaq, pasagjerët që do të udhëtonin me këtë linjë, janë akomoduar dhe u është sqaruar arsyeja e anulimit.
Fluturimi i mëngjesit do të realizohet në momentin kur të konfirmohet që gjithçka është në rregull. /Indeksonline/
Anulohet një fluturim për Munich, mërgimtarët enden nëpër aeroport (Foto)