09:17 / E Diele, 02 Shtator 2018 / indeksADMonline

Mësohet arsyeja e ndarjes së Mimozës dhe Seldit

Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra ishin prej çifteve të përfolura të estradës.

Dyshja e këngëtarëve që njihen për shkathtësitë e tyre të performimit, bënë bujë me lidhjen e tyre.

Madje, ata edhe u fejuan duke dalë publikisht në të gjitha mediat se janë të lumtur në krah të njëri-tjetrit.

Por, së fundmi ata kanë fshirë të gjitha imazhet e përbashkëta dhe nuk janë shfaqur së bashku në rrjetet sociale.

Mediat në Shqipëri flasin për distancën si shkaktar të ndarjes së çiftit, por ndryshe thonë burimet e Prive, që konfirmojnë se çifti ka pasur probleme.

Nuk dihet nëse ata do të kthehen sërish në një çift që publiku i ka dashur.