16:43 / E Enjte, 10 Maj 2018 / indeksADMonline

Mësohet data e Super Kupës së Spanjës

Skuadra e Barcelonës është fituese e La Ligas, por edhe e “Copa del Rey” gjatë këtij sezoni.

Edhe pse në finalen e Kupës së Ligës, Barcelona mposhti Sevillan, në Super Kupën e Spanjës do ta ketë po të njëjtin kundërshtar, shkruan IndeksOnline.

Sipas medieve në Spanjë, janë mësuar edhe datat e dy ndeshjeve.

Ndeshja e parë zhvillohet më 11 gusht 2018 në stadiumin e Sevillas, kurse e dyta me 14 gusht në “Camp Nou”./IndeksOnline/