75 Mall Live Search
10:38 / E Hënë, 06 Prill 2026 / G T

Mësohet gjendja shëndetësore e trajnerit rumun, Lucescu

Sot në orët e para të mëngjesit kishte lajme të rreme që kinse trajneri i njohur, Mircea Lucescu kishte vdekur.

Megjithatë, këto lajme u përgenjështruan menjëherë nga stafi i spitalit në Bukuresht, shkruan Indeksonline

Ata treguan gjendjen e ish-trajnerit të Rumanisë, duke thënë se gjendja e tij është e qendrueshme, por ende mjaft serioze.

“Lucescu ndodhet në kujdes intensiv, gjendja e tij është e qëndrueshme, por ende mjaft serioze”, thuhet në reagimin e spitalit në Bukuresht

Kujtojmë se teknikut i janë shfaqur disa probleme me zemrën./Indeksonline/