16:12 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Messi flet për Kupën e Botës, shpreson në triumf

Lionel Messi në një intervistë për FIFA-n ka folur për mundësitë e Argjentinës në Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Ylli i Barcelonës, është i bindur se Argjentina mund të bëjë mirë në Rusi, pavarësisht problemeve që kishin për t’u kualifikuar.

Numri 10-të i klubit spanjoll, foli edhe për humbjen e vitit 2014 kundër Gjermanisë në finale të Kupës së Botës.

“Jo, nuk e di nëse do të shërohem ndonjëherë nga ajo humbje. Unë e kujtoj gjithmonë atë”, ka thënë Messi.

“Shpresojë se në Rusi, futbolli do të përfundojë duke më paguar (qeshë)”, vazhdon argjentinasi.

Kupa e Botës nis nga viti i ardhshëm, ndërsa kujtojmë se Argjentina ka në grup Islandën, Kroacinë dhe Nigerinë./IndeksOnline/