17:53 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

Messi mungon nesër, Icardi i ”lehtësuar” para takimit me Barçën

Kapiteni i Interit, Mauro Icardi e ka shënuar golin e fitores në derbin e Milanos ndaj Milanit në fundjavë dhe tani është i gatshëm të përballet me Barcelonën.

SPORT e ka intervistuar sulmuesin argjentinas rreth kësaj ndeshje dhe vizitës së tij në ”Camp Nou”.

Skuadra e Luciano Spallettit i ka fituar shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha garat dhe është në disponim pas fitores ndaj Milanit, transmeton IndeksOnline.

”Ne kishim një shtator të mrekullueshëm para pushimit internacional, dhe ne duhej ta fitonim këtë ndeshje [ndaj Milanit], për t’u përballur me Barçën me këtë mentalitet, i cili ka rëndësi për ne”, tha Icardi.

”Është mëkat që Messi mungon sepse është e mrekullueshme të luash ndaj futbollistëve si ai, i cili është ndër më të mirët në botë.

”Ai është mungesë e madhe për ndeshjen e nesërme. Mendoj se kemi cilësi të përballemi me Barcelonën dhe të marrim rezultat pozitiv”./IndeksOnline/