08:18 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

Messi nuk e do Griezmanin në Barcelonë, ja kë kërkon

Leo Messi thjeshtë nuk jep “OK” që Barcelona të blejë Antoine Griezman.

Po sipas raportimeve nga mediat spanjolle, Messi ka sugjeruar blerjen e futbollistit të Juventus, Paulo Dybala.

Ndonëse Barça u tërhoq nga gara për Dybala, pasi e vlerësuan në një pozicion dhe me karakteristika të ngjashme me vetë Messin, vetë numri 10 i katalanasve e sheh veten të luajë me patriotin e tij në “Camp Nou”.

Nëse duhet përforcuar sulmi blaugrana, atëherë Messi mendon se futbollisti i duhur do të ishte sulmuesi i Juventus, që aktualisht do të largohej fluturimthi nga futbolli italian, për të veshur fanellën e Barcelonës.