19:46 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Messi refuzoi të shtrëngojë duart me Gil Manzon, cila ishte arsyeja?

Zemërimi i Barcelonës me gjyqtarin, Jesus Gil Manzano u vërejtë pas ndeshjes së djeshme me Gironan.

Gerard Pique tashmë e kishte shprehur pakënaqësinë e tij me gjyqtarin në tunel pas pjesës së parë dhe ai nuk ishte vetëm.

Pas ndeshjes, ku Barcelona lëshoi dy pikë në ”Camp Nou”, Messi refuzoi të shtrëngojë duart me Manzanon.

Kjo pavarsisht se gjyqtari në fjalë i kishte ofruar dorën. Por, Messi refuzoi dhe vazhdoi drejt zhveshtores./IndeksOnline/