16:30 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Messi shihet në stadiumin e Manchester Cityt (Video)

Ylli i Barcelonës Lionel Messi është duke u stërvitur në stadiumin e Manchester City së bashku me shokët e tij të Argjentinës.

Argjentina është grumbulluar në qëndren stërvitore të Liderëve të Premier Ligës përpara ndeshjes miqësore kundër Italisë në stadiumin Etihad të premten.

Messi arriti të bashkohet me pjesën tjetër të skuadrës të martën dhe ishte i pranishëm në një sesion trajnimi të hapur për mediat. /IndeksOnline/