13:05 / E Premte, 04 Maj 2018 / indeksADMonline

Milan interesohet për Mandzukic dhe Fellaini

Skuadra e Milan është e interesuar në nënshkrimin e yllit të Juventusit Mario Mandzukic dhe atij të Manchester United, Marouane Fellaini.

Sulmuesi kroat pritet të largohet nga ‘Zonja e Vjetër’ në fund të sezonit, ndërsa poashtu klubet e Kinës janë të interesuar të mirëpresin shërbimet e lojtarit.

Ylli i Manchester United Marouane Fellaini do të rishikojë kontratën e tij që skadon në fund të sezonit, i cili poashtu po kërkohet edhe nga Roma dhe Napoli.

Këto dy përforcime do të ishin një transferim i qëlluar për rossonerët nëse synojnë të ngriten në futbollin italian dhe evropian gjatë sezonit të ardhshëm. /IndeksOnline/