16:24 / E Premte, 04 Maj 2018 / indeksADMonline

Milan mendon ta shes Andre Silvan te Monaco

Sulmuesi portugez pritet të largohet nga rossonerët në fund të stinorit.

Milan kërkon zëvendësuesin e Andre Silvas.Për sulmuesin portugez, kuqezinjtë i paguan Portos 38 milionë euro. Transferimi kishte nota optimizmi, por fusha tregoi të kundërtën, me Silvën që ka mundur të shënojë vetëm dy gola në kampionat.

Siç raportojnë mediat italiane, ka patur një takim mes Mirabellit dhe menaxherit të portugezit, Jorge Mendes, gjithashtu i pranishëm ka qenë edhe drejtori sportiv i Monacos, Michael Emenalo, i cili duket se e pëlqen shumë Andre Silvan.Klubi nga Principiata bëhet me dije se ka kërkuar informacion për lojtarin që në muajin janar të këtij viti.Nga ky takim po aludohet se palët do të kryejnë shkëmbimin Silva-Keita Balde, me këtë të fundit që para se të largohej nga Lazio pëlqehej shumë nga Milani.