09:35 / E Shtunë, 14 Tetor 2017 / indeksADMonline

Milan merr vendim për Conten

Milan nuk është i interesuar që ta angazhojë Antonio Conten si trajner.

Sipas London Evening Standard, drejtuesit e Milanit kanë mohuar se janë të interesuar që ta angazhojnë Antonio Conten si trajner për sezonin e ardhshëm.

Gjatë këtyre ditëve është përfolur se trajneri aktual i Chelseas është kandidat për ta zëvendësuar Vincenzo Montellan, përcjell Express.

Por, drejtuesit e ri të Milanit kanë besim në Montellan, edhe pse skuadra nuk po arrin rezultate pozitive pavarësisht përforcimit të ekipit gjatë verës.

Thuhet se Montellan nuk do të shkarkohet edhe nëse humbë nesër derbin ndaj Interit. /Express