14:57 / E Martë, 11 Shtator 2018 / indeksADMonline

Milani do të tentojë sërish për transferimin e Paredes

Milani raportohet se është ende i interesuar për Leandro Paredes, por Zeniti kërkon hiç më pak se 30 milionë euro.

Ish-mesfushori i Romës ka qenë vazhdimisht i lidhur me një kalim te ”Rossonerët”, madje edhe kur Adriano Galliani ishte në klub.

Edhe nën pronësinë e kinezëve, Marco Fassone dhe Massimiliano Mirabelli tentuan për transferimin e argjentinasit, por një marrëveshje nuk u arritë, transmeton IndeksOnline.

Tani, calciomercato shkruan se Paredes mbetet ende në listën e dëshirave të Paolo Maldinit dhe Leonardos, të cilët mund të tentojnë sërish për të në verën e ardhshme.

Zeniti nuk do të ofrojë ndonjë zbritje, dhe do të kërkojë së paku 30 milionë euro për asetin e klubit./IndeksOnline/